Marrëveshja për transferimin e Muriqit në Lazio, shumë afër

31 gusht 2020 | 21:45

Vedat Muriqi duket se do të jetë lojtar i ri i skuadrës së Lazios. Futbollisti nga Kosova është pajtuar t’i bashkohet klubit italian, por Fenerbahçe dhe Lazio ende nuk kanë arritur marrëveshje për këtë transferim. Lazio ka ofruar 16 milionë euro plus dy të tjera bonuse, ndërsa klubi turk kërkon 20 milionë për ta lënë të lirë shtatlartin.

“Sky Sports” ka raportuar se ka përparime në negociata mes dy klubeve, kurse marrëveshja për transferimin e Muriqit në Serinë A mes dy klubeve raportohet se do të arrihet gjatë kësaj jave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita e Malit të Zi që pretendon se ka fituar…