MARRVESHJA E OHRIT, E RAMBUJESË DHE E KONÇULIT

12 gusht 2022 | 22:26

Ismet Sylejmani

Tri marrveshje të njohura janë të luftërave për liri e çlirim të popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Luginë të Preshevës!

Marrveshja e Rambujesë, Marrveshja e Konçulit dhe Marrveshja e Ohrit!

Te tri marrveshjet janë rezultat i luftës së armatosur e çlirimtare të popullit shqiptar!
Te tri marrveshjet kanë pasur figurat dhe personalitetet e tyre të kohës, Komandantët e Përgjithshëm të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të UÇK-së Kombëtare dhe Përfaqësuesit e Përgjithshëm Politik të tyre!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte dy Komandant të Përgjithshëm, të parin Azem Sylen e të dytin Sylejman Selimin dhe Drejtorin e Drejtorisë Politike të UÇK-së Hashim Thaçin!

UÇPMB kishte Komandant të Përgjithshëm Shefket Musliun dhe Përfaqësues të Përgjithshëm Politik të UÇPMB-së Jonuz Musliun!

Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Komandant të Përgjithshëm dhe Përfaqësues të Përgjithshëm Politik e kishte vetëm Ali Ahmetin!

Edhe UÇK-ja edhe UÇPMB-ja në Rambuje dhe në Konçul, përfaqësoheshin nga Përfaqësuesi i Përgjithshëm Politik dhe nga Komandanti i Përgjithshëm, nga Hashim Thaçi e Azem Syla dhe nga Jonuz Musliu e Shefket Musliu!

Kurse në Ohër, në Marrveshjen Historike, nuk morri pjesë Ali Ahmeti, që ishte Përfaqësuesi Politik i Përgjithshëm dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Marrveshja e Ohrit, dallon nga Marrveshja e Rambujesë dhe nga Marrveshja e Konçulit për shumë gjëra!
Arritjen e Marrveshjeve të Rambujesë dhe të Konçulit, faktori ndërkombëtar dhe vendas i bënë me shtetin e Serbisë!
Marrveshjen e Ohrit, faktori ndërkombëtar dhe shqiptarët i bënë me shtetin e Maqedonisë!

Edhe para edhe pas marrveshjeve, delegacionet e UÇK-së dhe UÇPMB-së kishin vështirësi të mëdha të pjesëmarrjes në Rambuje e në Konçul, vështirësi të cilat brenda radhëve të ushtrive dhe jashtë tyre, i dinin një masë e madhe njerëzish e më vonë u bënë të njohura edhe për tërë popullin brenda dhe jashtë Atdheut!

Edhe para edhe pas Marrveshjës së Ohrit, në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, në hierarkinë e lartë ushtarako-politike, kishte unitet të madh luftarak dhe kishte nivel të lartë të vendimmarrjes dhe përfaqësimit para faktorit ushtaro-politik kombëtar dhe ndërkombëtar!

Pa përfundimit të luftërave të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare, por edhe pas fillimit te jetës normale në tri shtetet ku kishin zhvilluar betejat, pati ndryshime të mëdha dhe përfaqësime me nivele!
Përvjetorët e Marrveshjeve të Rambujesë dhe të Konçulit, nuk festohen me nderime shtetërore e kombëtare!
Kurse përvjetorët e Marrveshjes së Ohrit, festohen e nderohen, dhe kjo jo vetëm pse ajo ka prodhuar stabilitet e përspektivë, barazi e mirëqenje në Maqedoninë e Veriut, por edhe pse sponzorizuesi i saj, Komandanti i Përgjithshëm e Përfaqësuesi Politik, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, vazhdon të jetë në nivele të larta të angazhimit dhe të udhëheqjës me suksese të padiskutueshme!
Po ta kishin pasur Ali Ahmetin kryepersonazh të tyre UÇK-ja në Kosovë gjatë luftës dhe pas sajë, por edhe UÇPMB-ja, do të kishin psur tjera zhvillime e tjera perspektiva Kosova dhe Lugina e Preshevës!

Prishtinë, 12 Gusht 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy prej hendbollisteve kryesore të Istogut, Albina Rugova e Pranvera…