Rikthehen Rugova dhe Ferataj

12 gusht 2022 | 21:53

Dy prej hendbollisteve kryesore të Istogut, Albina Rugova e Pranvera Ferataj i kthehen skuadrës së Istogut në sezonën e re.

Pravera Ferataj është e gatshme që nga muaji shtator të paraqitet për Istogun, ndërsa kapitenja Albina Rugova do të paraqitet në ndeshje në fillim të tetorit.

Rugova e Ferataj ishin prej hendbollisteve kryesore të sezonës së kaluar por që nuk arritën të përfundojnë sezonën sepse u përballën me lendime të renda, skuadra reagoj shpejt duke i zëvendesuar me hendbolliste nga jashtë dhe nuk lejoj të ikën asgjë nga dora duke arritur të dy trofetë, titullin dhe kupën e Kosovës.

Istogu ka ambicie të mëdha këtë sezonë, ndërsa shtëpia e kampioneve “Palestra e qytetit në Istog” frymon ndryshe me Albinën dhe Pranverën në parket. Të gjithë adhuruesit e sportit dhe përkrahësit tonë të bëhen gati për shtator, në palestren e qytetit ju pret spektakël në çdo ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Kolonjari është fituesi i dytë i veturës Dacia Sandero.…