Masakra në Arbri të Epërme, Haradinaj: S’do të ndalemi duke kërkuar drejtësi

26 shtator 2021 | 09:48

Sot bëhen 23 vjet kur forcat serbe kryen një nga masarat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar familjen Delia që u masakrua më 26 shtator 1998.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

“Ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Por, barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë.

“Drejtësi, nuk do të ndalemi së kërkuari. Kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë. Familjes Delijaj, martirëve të Abrisë, lavdi e përjetshme!”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talebanët kanë varur 4 persona në mes të sheshit gjatë…