Massa: Mercedesi favorizon Hamiltonin

10 janar 2018 | 13:43

Piloti brazilian Felipe Massa, që vjet vendosi të tërhiqej përfundimisht nga garat e Formula 1, beson se Mercedes ka për të favorizuar më shumë kampionin e botës Lewis Hamilton për të fituar titullin kampion gjatë 2018-ës krahasuar me Valtteri Bottas.

Britaniku e mbylli Botërorin e fundit 58 pikë para shokut të skuadrës nga Filnanda, duke korrur titullin e 4-t kampion bote, çka e bën atë favorit edhe për sezonin e ri, që nis në muajin mars. “Jam i sigurt 100%  që Mercedes do të favorizojë më shumë Hamilton se sa Bottas. Mendoj se shumë gjëra do të jenë në anën e britanikut, që do të jetë pretendent edhe këtë vit. Kjo gjë ndodh gjithnjë në Formula 1, thuajse kudo në skuadrat kryesore dhe nuk ka për të qenë ndryshe edhe këtë vit. Edhe këtë vit te Mercedes do të jetë e njëjta gjë, pasi Hamilton, për shumë arsye, do të jetë ‘i përkëdheluri’ i Mercedes”, ka thënë Massa.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e…