Materazzi zbulon si ofendoi Zidanein në vitin 2006

27 mars 2020 | 19:39

 

Në kohën kur futbolli botëror është ndalur, shumë tifozë kujtojnë disa nga ndeshjet historike apo ngjarje që kanë lënë shenjë. Një moment i tillë është dhe përplasja mes Marco Materazzit dhe Zinedine Zidane gjatë finales së vitit 2006. Ish-mbrojtësi italian komentoi këtë episod në një bisedë direkte në Instagram me Fabio Cannavaron.

“Shkoi kështu, unë i thashë: ‘Nuk e dua fanellën tënde, por preferoj … e motrës tënde. Nuk mendova se do të arrinim në këtë përplasje, ndryshe do të kisha reaguar, ndaj edhe unë do të isha përjashtuar. Jeni takuar me të? Jo jo. Një gjysmë herë nëse nuk gaboj, por nuk ka qenë shumë problem. Përkundrazi i bëj komplimente për atë që ka bërë si trajner”, i tha Materazzi-Cannavaros në bisedën në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari thotë…