Matoshi e Lluka konfirmojnë mbështetjen për projektet madhore të Gjilanit

14 nëntor 2018 | 13:47

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë konfirmuar mbështetjen për projektet e mëdha për Gjilanin që janë duke u zhvilluar në këtë vit dhe në vitin 2019.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar ministrat Matoshi e Lluka për vizitën dhe zotimin e përkrahjes për Gjilanin.

Haziri ka treguar se programet më të mëdha që ka qeverisja lokale në Gjilan janë përfundimi i shtratit të lumit “Mirusha”, sanimi i kapërdershëses në Përlepnicë dhe efiçienca e energjisë në tri shkolla.

“Ndërkaq me Ministrinë e Mjedisit ne po planifikojmë edhe për ndërtimin e tri parqeve, pastaj rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, ka thënë Haziri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se përveç tjerash, kanë diskutuar në takim edhe lidhur me ndërrimin e gypave të asbestit.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për avancimin e projektit të fillimit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza.

Pas takimit, kryetari Haziri së bashku me ministrat Matoshi e Lluka, kanë vizituar punimet në ndërtimin e shtratit të lumit “Mirusha” dhe kapërderdhësen në penden e Përlepnicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video virale po qarkullon me shpejtësi në internet. Rrjeti…