Matthaus: Leverkuseni favorit ndaj Bayernit, Alonso më i mirë se Tucheli

07 shkurt 2024 | 11:39

Mund të quhet me plot gojë skuadra për t’u mundur. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen janë padyshim më të mirët e momentit, teksa në 30 përballjet e zhvilluara këtë sezon nuk kanë regjistruar asnjë humbje në asnjë kompeticion, duke qëndruar të parët në tabelën e Bundesliga, kapur gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, si dhe duke kaluar si të parët fazën e grupeve, të UEFA Europa League.

Megjithatë, duket se këtë javë do të jetë edhe testi final për djemtë e teknikut, Xabi Alonso, të cilët, në “shtëpinë” e tyre, “BayArena” do të presin, “Bavarezët” e Bayern Munich, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit gjerman të futbollit, ku padyshim fitorja është një obligim për t’u afruar edhe më shumë me titullin e parë kampion në histori.

Mbi këtë sfidë një koment të shkurtër e ka bërë edhe “legjenda” gjermane e mesfushës, së Bayern Munich, Lothar Matthaus, i cili në këtë sfidë i sheh “Aspirinat” e teknikut Xabi Alonso, si favoritë për të siguruar 3 pikët, teksa theksoi se është pikërisht fryma dhe skemat e teknikut spanjoll, që e bëjnë të mendojë diçka të tillë.

“Sa herë që pashë Bayer Leverkusen në fushën e lojës këtë sezon, stili dhe idetë e Xabi Alonso ishin shumë të qarta. Tuchel gjithashtu ka mënyrën e tij të lojës, por ajo e Alonso është më e dukshme për mua. Bayerni është në formë të mirë, por Leverkuseni ka luajtur shumë fort këtë sezon”, u shpreh ish-fituesi i “Topit të Artë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ka thënë se…