Matthausi preferon Ter Stegenin para Neuerit

15 tetor 2018 | 10:26

Ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Lothar Matthaus e ka këshilluar trajnerin Joachim Low për ndryshime në portën e kombëtares gjermane.

“Marc-Andre Ter Stegen ka vite që luan në nivelet më të larta te Barcelona dhe mendoj se e ka merituar shansin të luajë ndeshje të rëndësishme nga minuta e parë, edhe nëse Neueri është në dispozicion”, ka thënë Matthaus.

“Manuel Neuer nuk është aktualisht në formë dhe nuk ofron sigurinë që jepte para dëmtimit serioz. Nuk është kthyer ende në nivelin optimal dhe nuk mund të thuhet që është ndër portierët më të mirë në botë në këtë moment”, ka shtuar Matthaus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me…