Mazhoranca rrëzon me votë në parlament 8 dekretet e presidentit Meta

12 shtator 16:27

Pavarësisht paralajmërimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve Milot Balldre dhe Orikum Dukat, deputetët i votuan këto dy projekte si dhe 6 projektligje të tjera të kthyera nga presidenti republikës, Ilir Meta.

Diskutimet për dekretet e kthyera të presidentit u eklipsuan, nga interesi deputetëve për të folur rreth një marrëveshje të re të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Deputetët e opozitës së re edhe në këtë seancë ngulmuan në betejën e tyre politike, ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Megjithatë kjo kërkese të përsëritur nga opozita e re, sipas numrit dy të PS Taulant Balla, për reformën zgjedhore duhet të pyetet edhe PD dhe LSI paçka se janë jashtë parlamentit.

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, dhe ish-i deleguari politik i PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati tashmë një zë i afirmuar kritik brenda PS-së shpërtheu në kritika me fokus ekonominë e shqiptarëve.

Dekretet në fjalë janë:

  1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit me 78 vota kundër
  2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
  3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore me 76 vota kundër
  4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit me 76 vota kundër
  5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat me 76 vota kundër
  6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat me 74 vota kundër

 

  1. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren me 77 vota kundër
  2. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit me 77 vota kundër, 11 pro, 2 abstenim/tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, njëherësh…