Mbahet punëtoria me drejtorë të spitaleve për menaxhim të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore

17 prill 2019 | 14:00

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur punëtori me drejtorë të spitaleve të përgjithshme për menaxhim të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

Punëtoria është organizuar në kuadër të projektit të mbështetjes për shëndetësi KSV/017 nga Qeveria e Luksemburgut.

“Ky program është fokusuar në Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit, përkatësisht në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Prizrenit dhe në Repartin e Internos në Gjilani. Në kuadër të kësaj janë hartuar procedurat standarde të operimit për gjashtë diagnoza më të shpeshta, informatori dhe fletëpëlqimi për pacientë”, është thënë në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas këtij njoftimi, të njëjtat procedura do të shpërndahen në të gjitha spitalet tjera dhe njësitë përbërëse në SHSKUK-së dhe do të kontribuojnë në ngritjen cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Poklekut, ku u…