Mbahet sesioni shkencor kushtuar 70-vjetorit të lindjes së prof. dr. Tafil Kelmendit

04 dhjetor 2018 | 11:31

Sesioni shkencor kushtuar 70-vjetorit të lindjes së prof. dr. Tafil Kelmendit, jetës dhe veprimtarisë krijuese, u organizua nga Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”, e mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Malishevës.

Nga MKRS-ja një fjalë rasti drejtuar sesionit shkencor e mbajti, zëvendësministri i kësaj ministrie, Rexhep Mazreku. “Kjo ditë është më shumë peshë për Malishevën, Kosovën, dijetarët e gjuhësisë, mësimdhënësit, studentët, kolegët e Tafilit dhe familjen, në veçanti për hulumtuesit e rinj të fushës së gjuhësisë, veprës ende në dorëshkrim të Tafil Kelmendit, që t’i qasen për studim dhe botim dhe t’u shërbejë studentëve në të ardhmen”, ka thënë Mazreku.

Kurse kyetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se vepra e Tafil Kelmendit bëri që sot të jemi së bashku dijetarë nga Tirana e Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e CIA-s, Gina Haspel, do të raportojë sot para…