Mbappe jep detaje për të ardhmen e tij

06 dhjetor 2021 | 12:50

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka dhënë disa detaje për të ardhmen e tij. 22-vjeçari foli për “Pvsportfr”, duke dhënë disa detaje për të ardhmen, ku pranoi se do luajë për një klub të madh.

“Nuk është e lehtë. Çfarë do që të ndodh, unë do luajë për një klub të madh. Njerëzit më pyesin nëse isha shumë i zhgënjyer.. po, kështu ishte në fillim, ngase doja largimin, mirëpo nuk isha në divizionin e tretë”, ka thënë Mbappe.

Nga vera e kaluar raportohet se francezi do t’i bashkohet Real Madridit, që ëndërrojnë ta sjellin në verën e ardhshme si agjent i lirë. Ndërkohë, ka raportime se Reali do të bëjnë një ofertë për Mbappen edhe në afatin kalimtar të janarit.

Kujtojmë, se PSG-ja refuzoi tre oferta të Real Madridit në verë në vlerë 180 milionë euro. Mbappe ka kontratë të vlefshme me PSG-n deri në qershor të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të ministres e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozata…