Mbappe: Më vjen keq që ju zhgënjej, por s’e kam vendosur të ardhmen

23 mars 2024 | 21:21

Kylian Mbappe flet për të ardhmen nga grumbullimi me Francën. Në vigjilje të sfidës me Gjermaninë, ylli i “Gjelave”, theksoi se ende nuk e ka marrë një vendim për klubin që do të përfaqësojë sezonin e ardhshëm.

“Nuk kam asnjë deklaratë rreth së ardhmes, më vjen keq t’ju zhgënjej. Besoj se gjithçka do të vendoset para Europianit. Nuk është se nuk dua ta zbuloj, por nuk kam ende asgjë konkrete.

Në momentin që do të kem diçka konkrete do ta zbuloj publikisht. Tani në këtë pikë të sezonit nuk dua të shpërqëndrohem, ajo që vlen më shumë është arritja e objektivave me Parisin.

Pjesëmarrja në Olimpiadë? Është një objektiv që e kam pasur gjithnjë, por nuk varet vetëm nga unë pasi duhet edhe leja nga klubi. Për momentin nuk kam biseduar me PSG”, u shpreh 25-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka luajtur baras me Aaraun në një ndeshje miqësore…