Mbappe zgjodhi PSG-në para Realit

27 dhjetor 2017 | 12:59

Sulmuesi Kylian Mbappe konfirmoi se kishte kontakte me skuadrën e Real Madridit para se të transferohet në Paris Saint-Germain.

Ylli francez në edicionin e kaluar kishte shkëlqyer me fanellën e Monacos, kurse në drejtim të tij kishte mjaftë oferta, por ai vendosi t’i bashkohet PSG-së.

“Është e vërtetë që kemi folur, por mendoj se tani i takon së kaluarës për mua Real Madridi”, ka thënë Mbappe. Pikërisht këto dy skuadra Real Madrid dhe PSG-së do të përballën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani dhe…