Mbi 10 mijë anëtar të LV-së e votuan Kurtin për kryetar

22 janar 2018 | 13:28

Kryesuesi i Komisionit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka treguar se Albin Kurti është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 10 mijë vota, apo 33.83 për qind të votave të anëtarëve të këtij subjekt politik.

Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se për Kurtin kryetar kanë votuar 98.82% e anëtarëve, kundër 0.61%, dhe kanë abstenuar 0.57%.

“Në procesin e votimit të mbajtur dje, të gjithin në një ditë, kanë marrë pjesë 10 mijë e 606 anëtarë, nga 31 mijë e 350 anëtarë në total. Përqindja e pjesëmarrjes në votimin e djeshëm është 33.83%. Këto shifra shënojnë rekorde në pjesëmarrje sa i përket këtij lloj procesi zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai .
Sipas tij, procesi zgjedhor i të dielës ka shënuar rezultat pozitiv krahasuar me dy palë zgjedhjet e kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një lëvizje që pritet të revolucionarizojë të gjithë mënyrën…