Mbi 14 mijë e 300 raste aktive me Covid në Kosovë
04 prill 2021
| 15:19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 14 mijë e 307 raste aktive me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307”, ka njoftuar IKShPK-ja.



