Mbi 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021, Hoti: Kjo do të na kushtojë shumë

01 korrik 2022 | 14:42

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi i emigrimit nga Kosova është i një përmase të madhe.

Ai ka thënë se 42 mijë e 728 persona, apo 2.4 për qind e popullsisë kanë emigruar gjatë vitit 2021.

“Duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar këtë trend. Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoti ka thënë nga Kosova po ikë pjesa reproduktive, që për pasojë do të ketë një ulje drastike të natalitetit.

“Duke qenë se këta persona janë pjesa më reproduktive e popullsisë, në afat të gjatë kjo shkallë e emigrimit do të shkaktojë ulje drastike, jo të natyrshme, të trendit të natalitetit në vitet dhe dekadat e ardhshme”, ka shkruar Hoti krahas statistikave të publikuara.

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çekia nga sot ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit…