Mbyllen gjashtë bastore në Ferizaj

11 nëntor 2018 | 14:40

Një aksion i ndërmarrë këtë fundjavë nga Inspektorati Komunal në koordinim me Policinë e Kosovës, Stacioni Policor në Ferizaj, me përbërje edhe nga inspektorët e tregut, sanitar dhe zyrtarë nga Drejtoria e Financave ka rezultuar me mbylljen e gjashtë pikave të basteve brenda qendrës së qytetit, biznese këto që operonin pa kushtet e nevojshme sanitare, pa dokumentacion biznesor dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore të ligjeve në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

“Shumica prej tyre nuk posedojnë fare as certifikatën biznesore dhe as kushtet minimalo-teknike për zhvillimin e veprimtarisë”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Sipas kësaj komune, mbyllja e këtyre lokale është procesuar me hapjen e procedurës pranë organeve të drejtësisë dhe si i tillë ky aksion disa mujor ka ulur drastikisht numrin e bizneseve të tilla që kanë operuar në Ferizaj.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal, ka thënë se janë të vendosur bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu për zero tolerancë ndaj bizneseve të tilla që çdo ditë favorizojnë informalitetin fiskal dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve.

Ferizaj është komunë kampione në rang kombëtar për kontrollin e zhvillimit të kësaj veprimtarie. Deri më tani Inspektorati Komunal ka mbyllur mbi 20 pika bastesh dhe kazino, duke arritur që edhe të arkëtoj nga borxhet e tyre ndaj komunës mbi 500 000 euro, fonde që do të përdoren për investime në dobi të shëndetit publik e mirëqenies qytetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta e ka shkatërruar Interin me rezultat 4-1, në kuadër…