Mbyllet sezoni i rregullt i NBA, përcaktohen çiftet e ‘play-off’ dhe ‘play-in’

10 prill 2023 | 11:40

NBA ka mbyllur sezonin e rregullt 2022-2023, duke përcaktuar edhe skuadrat që avancojnë më tej si në fazën “play-off” ashtu dhe atë “play-in”. Kështu, 6 ekipet e para të secilës Konferencë shkojnë direkt në fazën “play-off”.

Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë nga një ndeshje teke në “play in”, në fushën e ekipit të renditur më mirë. Dhe, dy skuadrat fituese do të avancojnë më tej në “play-off”.

Në përfundim të sezonit të rregullt, ekipi i Milwaukee Bucks pati rekordin më të mirë, me 58 fitore e 24 humbje dhe do të ketë faktorin fushë në favor deri në “finale”. Ndërsa në Perëndim, në vendin e parë u rendit skuadra e Denverit.

Los Angeles Lakers, pavarësisht fitores së fundit, nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i shtatë, për pasojë do të përballet me Minesottan në “play-in”. Në rast fitoreje, në “play-off” do të ndeshet me Memphis Grizzlies.

Nba Tabela

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punonjësit e shpëtimit në Francë gjetën dy trupa nën rrënojat…