Më 15 shkurt mbahet konferenca përgatitore për liderët e UÇK-së

10 shkurt 2023 | 12:03

Për çështjen gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova më 3 shkurt ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit.

Ky panel duhet të vendos mbi apelin e ndërmjetëm të dorëzuar nga mbrojtësi i viktimave.

Bazuar në rregullore, personat që dorëzojnë kërkesë për të marrë pjesë në proces si viktima pjesëmarrëse dhe u është rrëzuar kërkesa, kanë të drejtë ta apelojnë vendimin, shkruan “rtklive”.

Paneli i Gjykatës së Apelit përbëhet nga gjykatësit Mishel Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos. Paneli ka miratuar kërkesën e mbrojtësit për zgjatjen e afatit për dorëzimin e apelit të përbashkët për të gjithë grupin e personave që u është refuzuar kërkesa, pasi kjo do ta përshpejtonte procesin.

Paneli ka caktuar si afat për apelin, 15 shkurtin ose shtatë ditë pasi parashtruesit e refuzuar të jenë njoftuar për vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, cilado datë që është e mëvonshme.

Konferenca përgatitore për prokurorinë në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për datën 15 shkurt, duke filluar në orën 9:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka vendosur që në çështjen…