Më 27 maj 2000 u themelua AAK-ja; përveç Haradinajt, pjesë e drejtimit ishin edhe Kosumi, Xhemajli, Kelmendi, Isufi e Fazliu

28 maj 2026 | 10:14

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u themelua më 27 maj 2000. Kryetar i saj u zgjodh Gjenerali Ramush Haradinaj, ndërsa në udhëheqje ishin edhe Bajram Kosumi, Emrush Xhemajli, Muhamet Kelmendi, Ahmet Isufi dhe Fadil Fazliu.

“Me 27 maj 2000 e nisëm.

Sot shënojmë 26-vjetorin e themelimit të degës dhe organeve udhëheqëse të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë. E nisur si një nevojë jetike e kohës, e rritur dhe e dëshmuar ndër vite, AAK-ja mbetet shtyllë e palëkundur e proceseve tona kombëtare dhe lokale.

Krenarë me rrugëtimin tonë, me strukturën, punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të secilit anëtar e anëtareje që la gjurmë në këtë histori.

Ashtu siç nisi para 26 vitesh, ashtu vazhdon edhe sot: jemi këtu dhe do të mbetemi gjithmonë zëri i fuqishëm i secilit banor të Pejës! Gëzuar dhe suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri i Punëve të Jashtme, kandidati për deputet i…