Me hasmëri shekullore nuk jetohet, problemi Kosovë – Serbi duhet zgjidhur

16 qershor 2023 | 08:25

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në Forumin e Prespës për Dialog në Strugë, komentoi edhe situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti thotë se Franca dhe Gjermania mund të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemi.

“Unë jo njëherë e kam thënë, me hasmëri shekullore nuk jetohet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur. Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët. Por ama edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç bëhet me dije përmes një njoftimi të lëshuar nga…