Me Kodin e ri të Procedurës Penale zyrtarët me aktakuzë s’do të kenë vend në institucione

26 tetor 2018 | 07:58

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se pas nëntë muajve punë grupeve punuese dhe ekspertëve ndërkombëtarë, Kodi i ri i Procedurës Penale do të dërgohet në Kuvend gjatë muajit nëntor.

Ai ka thënë se ndryshimi kryesor është pezullimi i zyrtarëve që kanë aktakuzë.

Në këtë intervistë dhënëpër gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se qëllimi i këtij propozimi është që nëpërmjet suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimi i mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme.

Ai është shprehur i bindur se do ta gjejë mbështetjen e nevojshme nga shumica e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës për aprovimin e këtij kodi.

Tekefundit, këto janë interesa të shtetit dhe të shoqërisë, si dhe obligime që Kosova ka marrë përballë MSA-së, Agjendës së Reformave Evropiane dhe procesit integrues”, ka deklaruar Tahiri.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një dite pushim, të premten luhen ndeshjet e rradhës…