Me ligjin e ri, asamblistët nuk obligohen ta deklarojnë pasurinë

24 maj 2022 | 17:36

Të martën ka zhvilluar punimet Grupi Punues i Kuvendit të Kosovës për pakon e ligjeve antikorrupsion, konkretisht për Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për deklarimin, kontrollin prejardhjen e pasurisë dhe dhurata.

Si kryetar i këtij grupi punues, Besnik Tahiri, përmes llogarisë se vet në “Facebook”, ka njoftuar se sipas ligjit të ri, asamblistët e kuvendeve komunale nuk do të jenë të detyruar që të deklarojnë pasurinë.

Po ashtu, Tahiri ka bërë me dije se Agjencia Kundër Korrupsionit do të ketë të drejtën për shqiptimin e gjobave për ata zyrtarë që nuk e deklarojnë apo e deklarojnë rrejshëm pasurinë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane mund të bëhet trajner i Paris Saint-Germainit. Trajneri…