‘Më mirë të anulohen lojërat sesa të shohin mbeturinat’, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk i shohin se s’ka rrymë

20 nëntor 2026 | 14:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zgjedhur sarkazmën për t’iu përgjigjur një qytetari që e ka kritikuar për situatën me mbeturinat në kryeqytet.

Në një postim të tij në “Facebook”, rreth shqetësimeve për anulimin e Lojërave Mesdhetare, një qytetar ka thënë se është më mirë të anulohen këto lojëra sesa pjesëmarrësit të shohin gjendjen me mbeturinat në Prishtinë.

Megjithatë, përgjigjja e Ramës ka ardhur menjëherë.

“Nuk i shohin se s’ka rrymë!”, ka shkruar Rama në përgjigjen e tij ironike ndaj qytetarit.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Jona dhe Nichi kanë zhvilluar një diskutim lidhur me Kledjën,…