Me një nxënës po të mbetëm nuk do të largohem kurrë nga atdheu

09 janar 2024 | 08:32

Mentor Bajraktari
Profesori i gjuhës shqipe

Unë për nga natyra jam i frymëzuar ta dua atdheun, dhe nuk largohem asnjëherë nga asnjë proces kur vendi im ka nevojë.
Ata të cilët bëjnë debate për largimin e të rinjve nga vendi, të orientohen të shkollimi dhe punësimi i tyre.
Migrimi nuk është shpëtim për qytetarët e Kosovës.
Kosova është shtet i pavarur dhe shumë miqësor i cili gëzon të gjitha resurset natyrore.
Me kënaqësi bëj punënë e ndershme të mësimdhënësit, ku çdo ditë takoj qytetarë e nxënës që besojnë dhe shohin perspektivën në vendin e tyre.
Fatkeqësisht kemi edhe ata të rinjë që sot janë të demotivuar, të cilët po ndikohen nga mjedisi.
Ajo që ata ndëgjojnë çdo ditë është, këtu nuk ka perspektivë.
Qeveria të krijoj vende pune, të përmirësoj gjendjen në përgjithësi dhe jo të mendojë të sjellë fuqi punëtore nga jashtë.
Të punojmë së bashku për vendin tonë, me dashuri të madhe për çdo cep të saj, ku u edukuam dhe u formuam .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri jave pushimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë…