Mediat sllovene i bëjnë jehonë Shqipërisë: Destinacion i pushimeve aventureske

16 mars 2024 | 20:50

Mediave të huaja që shkruajnë për zhvillimin turistik të Shqipërisë iu bashkuan edhe ato sllovene.

Revista e njohur “City Magazine” ka përpiluar një listë të  destinacioneve turistike që janë pak të kushtueshme, por në të njëjtën kohë edhe premtojnë përvoja të paharrueshme.

Në listën e këtyre 10 vendeve është Shqipëria.

E përshkruan si një vend me reliev të thyer, plazhe të pacenuara dhe histori të lashtë që pret  për t’u eksploruar. Në artikull revista sllovene sugjeron për lexuesit të vizitojnë  qytetin e Beratit që bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Për adhuruesit e detit, Shqipëria ofron gjithçka sipas dëshirës së tyre. Udhëtarët mund të gjejnë shumë plazhe me rërë përgjatë vijës sonë bregdetare, duke përfshirë ato të Sarandës, Himarës dhe Dhërmiut. /tvklan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Junikasi, Adnan Pepshi, ish-ushtar i UÇK-së, iu është bashkuar komunitetit…