Mediet e Venezuelës e lidhin figurën e Pacollit me afera korruptive, reagon këshilltari i tij

05 korrik 2022 | 07:57

Mediet në Venezuelë biznesmenin shqiptar dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, e lidhin me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës. Por, ndaj raportimeve të tyre ka reaguar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili i ka quajtur sulme të pista politike, duke paralajmëruar se lajmet e tilla do të luftohen me mjete ligjore.

“Ato lajme dhe raportime do të luftohen me mjete ligjore dhe ata që qëndrojnë pas kësaj fushate të pistë do të përballen me drejtësinë, në Shqipëri apo në Perëndim”, shkruan ai në FB.

Reagimi i plotë i këshilltarit të Pacollit:

Ish-presidenti dhe biznesmeni Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediet në Venezuelë se është përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar, ka raportuar “Gazeta shqiptare”, duke u thirrur në mediet venezuelase.

Deri tani asnjë reagim nuk e ka bërë Pacolli ndaj këtyre pretendimeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga kriza për karburant ngado sheh vetëm mjete të parkuara.…