Mediumi zviceran: Rashica në verë mund t’i bashkohet Leverkusenit

02 mars 2021 | 19:00

Milot Rashica ishte shumë afër transferimit te Bayer Leverkusenit në tetorin e vitit të kaluar, shkruan mediumi zviceran “Nau.ch”.

Marrëveshja ishte shumë afër që të bëhet, por dështoi. Sidoqoftë, pritet që në afatin kalimtar të verës së ardhshme, Werderi dhe Leverkuseni të tentojnë të pajtohen për marrëveshje rreth yllit të Kosovës. Në dy afatet e fundit kalimtare, lojtari më i përfolur për një largim të mundshëm nga Bremeni ishte 24-vjeçari që, njëkohësisht, është edhe lojtari më i vlefshëm ne klub.

Kontrata e Rashicës skadon në vitin 2022 dhe ka gjasa për ndërrim ambienti në verën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse ekziston dikush që ka nisur ta shijojë rikthimin në…