Mehaj: Objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritur

30 maj 2023 | 12:54

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritur, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon aktivitetin e saj ditor në kuadër të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë.

Ministri Mehaj ka bërë me dije se rreth 1.300 ushtarë kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse.

“1348 ushtarakët tanë kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve tanë në çdo mision të NATO-s, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë. Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Mehaj.

Kosova, si nikoqire e “Defender Europe 2023”, është vendi i katërt me numrin më të madh të ushtarakëve në këtë stërvitje, midis 25 vendeve pjesëmarrëse.

Mbi 1.300 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u bashkuan me 24 mijë ushtarë nga forcat e armatosura të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së dëshmoi përgatitjen dhe profesionalizmin e forcave ushtarake të Kosovës.

Kjo stërvitje paraqet një mundësi të rëndësishme për të treguar angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në promovimin e paqes në rajonin e Ballkanit.

Suksesi i “Defender Europe 23” në Kosovë, stërvitja më e madhja në rajon, i atribuohet mbështetjes së ministrit Mehaj dhe vizionit të tij për të ardhmen e FSK-së.

Duke vënë në pah përkushtimin e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe anëtarësimin në NATO, si dhe gatishmërinë për të mbrojtur vendin në çdo moment të nevojshëm. Kjo demonstron përkushtimin e tij si ministër për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, rajonit të Ballkanit por edhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesën në…