Mehmedi mund t’i bashkohet Mavrajt te Hamburgu

26 dhjetor 16:41

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, nuk po ka shumë hapësira në skuadrën e Bayern Leverkusenit, dhe mund të largohet nga skuadra gjermane.

Megjithatë, Mehmedi nuk pritet të dalë nga kampionati gjerman, pasi atë po e kërkon Hamburg, ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, shkruan “albinfo.ch”.
Hamburg në vitet e fundit ka luftuar për mbijetesë, edhe për këtë arsye dëshiron të përforcohet me ylli i Përfaqësueses së Zvicrës.

26-vjeçari ka luajtur këtë edicion 10 ndeshje me Leverkusenin në Bundesliga, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime. Kontrata aktuale e Mehmedit me Leverkusenin skadon në qershorin e vitit 2019.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime…