Mehmeti në FIBA Eurocup Women

18 nëntor 2019 | 17:15

Gjyqtari nga Kosova, Daut Mehmeti është nominuar për të gjykuar në ndeshjen BCF Elfic Fribourg-Liege Panthers në grupet e FIBA EuroCup Women.

Ndeshja do të zhvillohet më 28 nëntor në Fribourg të Zvicrës. Mehmedi ka gjykuar edhe në ndeshjet e tjera ndërkombëtare, derisa është licencuar nga FIBA. Përveç tij në këtë edicion edhe disa gjyqtarë tjerë nga Kosova kanë gjykuar në ndeshjet ndërkombëtare.

Kjo vjen falë punës së madhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lartë nga FIBA Referee Department.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një episod mjaft i çuditshëm dhe i veçantë ka ndodhur…