Memli Krasniqi: Ferit Idrizi do të jetë kryetar i gjithë vushtrriasve pa dallime politike

13 tetor 2021 | 19:21

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri, ku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizin, takuan të rinjtë e qytetit dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar rreth vizionit të përbashkët dhe programit të PDK-së për qeverisjen e kësaj komune.

“Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Vushtrri, për ta zhvilluar e për t’ia kthyer perspektivën këtij qyteti, ku gjithçka ka stagnuar dhe degraduar si pasojë e keqqeverisjes. Andaj, më 17 tetor, të gjithë qytetarët, pa dallim, duhet të bashkohen rreth numrit 177 për ta votuar Ferit Idrizin dhe PDK-në, për ta bërë të mundur qeverisjen e Vushtrrisë në mënyrë efikase, transparente dhe llogaridhënëse.”, shkruan Krasniqi.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/397637245068345/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mbajtur një takim urgjent…