Menaxheri i Ozilit e ‘godet’ Uli Hoenessin

23 korrik 2018 | 21:38

Erkut Sogut, menaxheri i Mesut Ozil, i kundërpërgjigjet komenteve të presidentit të Bayern Munich Uli Hoeness, i cili ka sulmuar mesfushorin e Arsenal pas largimit nga Gjermania.

“Komentet e Z. Hoeness nuk kanë asnjë kuptim. Ai mundohet të shmangë problemin e racizmit dhe diskriminimit në Gjermani. Përveç kësaj, ai e ka ekzagjeruar jashtë mase, është për të ardhur keq,” shprehet Sogut për Goal, transmeton telesport.

Hoeness ka kritikuar ashpër Ozil, duke komentuar se kishte që më 2014 që nuk fitonte një dyluftim.

“Po përse nuk merret Z. Hoeness me paraqitjen e lojtarëve të klubit të tij në Botëror? Ishin tetë lojtarë. Nëse Ozil është një lojtar aq i keq, atëherë përse Arsene Wenger, Joachim Low dhe Jose Mourinho thonë të kundërtën?

“Hoeness dhe shumë të tjerë në Gjermani kanë frikë. Z. Hoeness, nuk do të harxhojmë më shumë kohë për këtë çështje pasi nuk ia keni idenë. Jeni për të ardhur keq.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një yll i ri përpin çdo planet që lind në…