Mercedesi: Ja kush është sekreti i suksesit në Formula 1

23 janar 2018 | 13:28

Mercedesi i ka dhënë “lamtumirën” idesë për t’i vendosur të dy pilotët të barabartë në garën për titullin kampion dhe, sipas shefit të makinës gjermane Toto Wolff, kjo është gjëja më e mirë për ta fituar titullin.

“Në të shkuarën gjithnjë kam menduar se të kesh dy shokë skuadre të fortë dhe që duelojnë për titull është një gjë e mirë për skuadrën, por isha gabuar. Ky është një leksion që e kam mësuar me kalimin e viteve”, u shpreh Toto Wolff.

Ai u shpreh se afrimi i Valtteri Bottas në ekip pranë Lewis Hamiltonit ishte një gjë e mirë edhe për skuadrën, pasi ndryshoi tërësisht ambientin në skuadër krahasuar kur ishte Nico Rosbergu. Wolffi pranon se për të ka qenë shumë e vështirë ta menaxhonte skuadrën kur kishte dy pilotë kampionë, të shpejtë dhe që synonin titullin, si Hamiltoni dhe Rosbergu, çka u kuptua edhe në pistë, me dy pilotë që mund ta rrezikonin përplasjen dhe ta dëmtonin skuadrën.

“Mentaliteti dhe raporti mes dy pilotëve aktualë e ndryshoi tërësisht atmosferën brenda skuadrës, duke qenë më të hapur e komunikues me njëri-tjetrin. Kjo na ndihmoi shumë në sezonin e fundit, për të rikuperuar edhe kur ishin në disavantazh ndaj Ferrarit, pasi të dy pilotët bashkëpunuan shumë mes tyre, ndryshe nga më parë”, u shpreh Toto Wolffi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas marrjes së detyrës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin…