Merkel shkarkon ministrin e saj, kjo është arsyeja!

09 shkurt 2020 | 13:21

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shkarkuar një ministër i cili vlerësoi zgjedhjen e një kandidati liberal që u mbështet nga e djathta.

Kandidati Thomas Kemmerich, fitoi zgjedhjet në landin e Thuringia me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë AfD.

Christian Hirte, e cili përket partisë CDU të zonjës Merkel, i dërgoi atij urimet e tij në rrjetet sociale. Fitorja e Z. Kemmerich me mbështetjen e AfD u pa si një tërmet politik dhe kancelarja Merkel tha se komentete ishin të pafalshme.

Zgjedhjet e së mërkurës thyenë një tabu në politikën gjermane pasi partitë kryesore nuk bashkëpunojnë me ekstremin e djathtë dhe sollën zemërim midis partnerëve të koalicionit të majtë të zonjës Merkel në qeverinë kombëtare, Social Demokratët, shkruan BBC.

Teksa vota tronditi stabilimentin e vjetër në Gjermani, Hirte i shkroi publikisht Kemmerich të FDP: “Zgjedhja juaj si kandidat i ‘mesit’ tregon se aleanca e gjelbër-e kuqe është larguar përgjithmonë.” Komenti u dënua nga anëtari i partisë së Gjelbër, Sven Kindler, i cili shkroi: “Formon pakt me nazistët ndërsa ju i jepni përgëzime, çfarë turpi”.

Z. Hirte ishte një ministër për ish-shtetet e Gjermanisë Lindore dhe sekretar i shtetit për ekonominë dhe energjinë. Në një deklaratë të shkurtër, zëdhënësi i zonjës Merkel, Steffen Seibert, tha: “Kancelari i ka propozuar sot presidentit federal shkarkimin e Sekretarit të Shtetit Christian Hirte”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali po kalon një sezon të vështirë. Larg çdo objektivi…