Mesi votoi për të parin e Barcelonës

07 mars 2021 | 14:03

Gjatë ditës së sotme (e diel), 7 mars 2021, janë duke u zhvilluar zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës.

Para disa muajsh, presidenti Jose Maria Bartomeu dha dorëheqje nga posti i tij, ndërsa më herët gjatë këtij muaji u arrestua shkaku i parregullsive gjatë mandatit

Me dorëheqjen e Bartomeut, klubi katalunas u detyrua të organizojë zgjedhje për presidentin e ri, të cilët u parapanë të mbahen në janar, por u shtynë shkaku i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Megjithatë, pritjes tani i ka ardhur fundi dhe gjatë ditës së sotme (e diel) po zhvillohet votimi për presidentin e ri të Barcelonës.

Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font janë tre kandidatët në votimin përfundimtar dhe secili ka një ide ndryshe për të ardhmen e klubit dhe do të emërojë një bord të ri pas triumfit të tyre.

Tashmë kur ka shkuar gjysma e ditës, të tre kandidatët për president të Barcelonës kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ndryshe, të drejt vote për president të Barcelonës kanë mbi 110 mijë anëtarë, ndërsa rreth 20 mijë vota tashmë kanë ardhur me anë të postës.

Deri në ora 12:00, ushtrimin e të drejtës së votës e kanë kryer 10,792 persona apo 9.78% e anëtarëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka thënë se është i përgatitur për të marrë…