Mësohen grupet e Copa Americas, debuton Kanadaja

25 mars 2024 | 12:18

Tashmë dihen katër grupet e edicionit të sivjetmë të Copa Americas që sivjet mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në grupin A  është kampioni aktual, Argjentina dhe Peruja, Kili e Kanadaja që luan për herë të parë në këtë garë.

Ndërsa në grupin B bëjnë pjesë Meksika, Ekuadori, Venezuela dhe Xhamajka.

Në grupin C janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguai, Panamaja dhe Bolivia.

Kurse në grupin D është Brazili, Kolumbia, Paraguai dhe Kosta Rika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në…