Mësohet identiteti i 30 vjeçarit të vrarë në Istog

15 shtator 2018 | 23:44

Në orët e pasdites së djeshme në mes fshatrave Dubravë dhe Veriq të Komunës së Istogut është gjetur një person i vdekur.

Rastin për vdekjen e tij për “Indeksonline” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Sipas tij rasti është cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe se janë në pritje të rezultateve të tjera të hetimeve.

Burime të “Indeksonline”,  mësojnë se personi i vdekur është Arben Dekaj rreth 30 vjeçar nga Istogu dhe se trupi i tij është gjetur i qëlluar me disa plumba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes rrjetit social…