Messi do të pensionohet te Barcelona

06 korrik 2020 | 21:01

Në ditët e fundit qarkulluan të tjera lajme se Lionel Messi nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me Barcelonën që skadon në vitin 2021, për t’u larguar me parametër zero pas një viti.

Gjithsesi duket se nuk ndan të njëjtin mendim presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili në një intervistë i ka siguruar fansat se Barça nuk do të privohet nga shërbimet e yllit argjentinas.

“Leo e ka thënë pafundësisht se do që ta mbyllë karrierën te Barcelona. Nuk mund të shpjegoj tani çka diskutojmë çdo javë. Tani duhet të jemi të përqendruar në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve”, është shprehur Bartomeu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bajram Mjeku- Kur para pak minutave mora lajmin se…