Messi do të rinovojë me PSG-në, synon të jetë në Botërorin e ardhshëm

30 mars 2023 | 13:22

E ardhmja e Lionel Messi në Francë me PSG-n u vendos në dyshim duke qenë se kontrata e sulmuesit me kryeqytetasit mbyllet në fundin e sezonit aktual.

Plani i argjentinasit është që të rinovojë me klubin francez të paktën edhe për një sezon e më pas të largohet drejt Amerikës aty ku ka kërkesa të shumta nga klubet e MLS. Duke u aktivizuar në MLS, numri 10 fiton kohën e nevojshme për t’u përshtatur në një territor të ri pasi një tjetër objektiv është Botërori i vitit 2026 që është përcaktuar të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Messi kërkon të luajë me Argjentinën si një Kampion Bote në eventin më të rëndësishëm futbollistik, pse jo për të synuar një tjetër titull edhe pse në vitin 2026 do të ishte në moshën 39-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…