Messi flet si kapiten: LK-në do ta rikthejmë në “Camp Nou”

17 gusht 2018 | 11:49

Leo Messi u tregua ambicioz në fjalimin e tij të parë si kapiten i Barcelonës. Futbollisti argjentinas ka premtuar se do ta japë maksimumin për të rikthyer në “Camp Nou” trofeun e Ligës së Kampionëve, që në tre edicionet e fundit është fituar nga Real Madridi.

“Sa për këtë vit, ne kemi krijuar një skuadër të fortë. Blerjet na kanë bërë edhe më të mirë sesa vjet. Edhe pse vitin e kaluar u kënaqëm me kampionatin dhe Kupën e Mbretit, u mërzitëm për Ligën e Kampionëve, për mënyrën se si u eliminuam. Premtojmë se do të bëjmë çdo gjë të mundshme në mënyrë që ajo kupë aq e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë të kthehet në fushën tonë”, ka thënë Messi.

Për sa i përket faktit që këtë sezon do të jetë kapiteni i parë i Barcelonës, Messi ka deklaruar: “Për mua është një krenari e madhe. Unë e di se çfarë duhet të jetë kapiteni i këtij klubi. Kam qenë me fat sepse kam pasur shembuj të shkëlqyer si Puyol, Xavi dhe Iniesta”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajor Skënder Çekun…