Messi: Qëllimi ynë është ta fitojmë Ligën e Kampionëve

15 dhjetor 2021 | 10:59

Ylli argjentinas i PSG-së, Lionel Messi, ka thënë se synimi i tij dhe i skuadrës franceze është ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Klubi nga kryeqyteti i Francës në 1/8 e finales do të përballet me skuadrën e Real Madridit.

“Qëllimi i këtij viti për PSG-në është të përpiqemi të arrijmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve. Po punojmë fort dhe të bashkuar të gjithë për këtë qëllim. Mendoj se ky është synimi për të gjithë ne, në një kompeticion special ku të gjitha skuadrat e mëdha duan të fitojnë dhe ne do të përpiqemi ta arrijmë këtë gjë të parët”, ka thënë Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportimet e datës 15 dhjetor 2021 nga klinikat Covid-19…