Meta në Strasburg flet për krizën e qeverisjes lokale në Shqipëri

18 shtator 2019 | 14:51

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Strasburg me sekretarin e përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Andreas Kiefer, me të cilin ka biseduar për kapërcimin e krizës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Takim konstruktiv në Strasburg me sekretarin e përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, z. Andreas Kiefer. Shkëmbyem mendime të vlefshme për mbështetjen që Kongresi mund të japë në kapërcimin e krizës së qeverisjes vendore në Shqipëri pas 30 qershorit, në përmbushjen e standardeve demokratike që vendet anëtare të këtij institucioni, sikundër është vendi ynë, janë të obliguar të respektojnë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e Kongresit në këto drejtime. U dakordësuam për domosdoshmërinë e një misioni të Kongresit në Shqipëri në një kohë sa më të afërt. Demokracia në radhë të parë është vendore”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shprehur kundër…