Meta vjen nesër në Kosovë

21 korrik 2022 | 17:05

Presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar presidentin Ilir Meta për vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e përmbylljes së mandatit të këtij të fundit.

Zyra për media e Presidencës ka njoftuar se Osmani do ta presë homologun shqiptar nesër në ora 09:00 me ceremoni të lartë shtetërore.

“Me ftesë të presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër (22 korrik 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në orën 09:00, presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Joshua Kimmich ka paralajmëruar se Sadio Mane nuk mund të…