Mick: Krenar që do ta rikthej mbiemrin Schumacher në Formula 1

10 dhjetor 2020 | 11:13

Pasi triumfoi këtë vit në botërorin e Formula 2, piloti 21-vjeçar gjerman Mick Schumacher do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 me makinën Haas.

Ai është djali i legjendës Michael Schumacher, shtatë herë kampion bote në F1, ndaj prania në pistë e Mickut shihet me shumë kureshtje nga të gjithë. “E di që ndaj meje do të ketë shumë presion, por nuk e vë re shumë këtë gjë. E dua këtë sport, e pëlqej atë që bëj, ndaj e shoh të lehtë të punoj dhe t’i realizoj ëndrrat e mia. Për mua është një nder që rikthej në këtë sport mbiemrin Schumacher”, ka thënë në një intervistë për “Bild”, Mick Schumacher.

Piloti i ri gjerman u shpreh se gjatë këtyre muajve do t’i rishohë të gjitha garat që ka zhvilluar babai i tij, si një pjesë e përgatitjes për debutimin në Formula 1. “Mendoj se t’i shohësh garat e vjetra ka kuptim edhe pse ky sport është zhvilluar shumë. Unë nuk do të shoh vetëm ato të babait tim, por edhe ato të viteve të fundit”, ka deklaruar Mick Schumacheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës nga autoritetet e…