Milani fiton me përmbysje, nuk gabon as Roma

18 mars 16:57

AC Milan e ka arritur edhe një tjetër fitore në Seria A, pasi sot e mposhti skuadrën e Chievo Veronës (3-2).

Pjesa e parë u mbyll 1-2 për mysafirët, por në pjesën e dytë Milani shënoi dy gola për të përmbyllur ndeshjen me rezultat 3-2. Gjithashtu kuqezinjtë e humben edhe një penallti. Golat për Milanin i shënuan Hakan Calhanoglu, Patrick Cutrone dhe Andre Silva, kurse për mysafirët realizuan Mariusz Stepinski dhe Roberto Inglese.

Fitore ka shënuar edhe Roma ndaj Crotones (0-2), kurse Atalanta e Etrit Berishës e ka deklasuar skuadrën e Hellas Veronas (0-5).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka siguruar se të martën…