Milani i rikthehet fitoreve

02 dhjetor 2018 | 14:25

Pas barazimit në derbin e javës së kaluar ndaj Lazios (1-1), Milani i është rikthyer fitoreve në Serinë A.

Kuqezinjtë e mposhtën skuadrën e Parmës me rezultat 2-1. Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse katër minuta pas filloi pjesa e dytë mysafirët kaluan në epërsi me golin e Roberto Inglese.

Milani u rikthye në lojë me golin e shënuar nga Patrick Cutrone, në minutën e 55-të. Golin e fitores për vendasit e realizoi Franck Kessie nga penalltia.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet sonte nga ora 20:30, në mes Romës dhe Interit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani majtist, Andres Manuel Lopez Obrador është emëruar president i…