Milani interesohet për Kumbullën

22 dhjetor 2019 | 12:05

Marash Kumbulla po kalon një formë shumë të mirë te Helas Verona në Serie A, dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha.

Drejtuesit e Milani kanë filluar të mendojnë për përforcimet që do të bëjnë në merkaton e janarit, dhe një ndër ta është edhe mbrojtësi shqiptar.

Sipas asaj që shkruan “TodoFichajes”, kuqezinjtë kanë shfaqur interes për Kumbullën dhe po e ndjekin me kujdes situatën e lojtarit.

Thuhet se “Djalli” do të nisë një ofertë që në janar, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje me Veronën, për transferimin e 19-vjeçarit në “San Siro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë në…